27
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.
Memorandumi përfshinë ndërtimin e urës mbi lumin Sitnica dhe kap vlerën e 370 mijë eurove
“Sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit me Komunën e Lipjanit, të cilën komunë po e financojmë me 370,000.00 €. Përmes këtij Memorandumi po e bëjmë financimin e projektit të rëndësishëm: Ndërtimi i Urës mbi Lumin Sitnica”, ka shkruar Aliu.