Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë të mbajtur në Dallas.

Osmani ka takuar liderë nga vendet e Afrikës dhe SHBA-ja, duke thënë se janë mundësi për të nxitur bashkëpunim më të madh për Kosovën.

“Këtë vit, Republika e Kosovës është mysafire speciale në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë në Dallas – një mundësi e vlefshme për të nxitur një bashkëpunim më të madh me partnerët tanë amerikanë dhe me miqtë tanë në të gjithë kontinentin afrikan”.

“Në diskutimet me liderët nga i gjithë kontinenti afrikan, si dhe me përfaqësuesit e SHBA-së, ne eksploruam rrugët për të rritur bashkëpunimin dypalësh dhe për të përmirësuar shkëmbimet në fusha të ndryshme me interes të përbashkët”, ka shkruar Osmani në “X”. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy