Sveçla zbulon emrin e policit që u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit me hajdutët në Zllakuqan

by Nexhat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me rastin e një tentim vjedhje në Kishën e Zllakuqanit, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit me personat e dyshimtë, u plagos një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Ai ka zbuluar se zyrtari në fjalë është Januz Veselaj.

Sveçla ka bërë me dije se i njëjti pas tretmanit të nevojshëm në QKUK është liruar për në shtëpi,

banner

“Gjatë reagimit në një tentim vjedhje në Kishën e Zllakuqanit në mëngjesin e sotëm, gjatë shkëmbimit të zjarrit me personat e dyshimtë është plagosur pjesëtari i Policisë së Kosovës Januz Veselaj. Përgëzoj zyrtarët policor për përgjigjen e shpejtë në rast pas marrjes së informatës dhe zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij. Nga Drejtori i Policisë jam njoftuar se zyrtari Veselaj pas tretmanit të nevojshëm në QKUK është liruar për në shtëpi. I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të rastit.

“Kërkoj nga njësitet përkatëse zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë. Kushdo që në çfarëdo forme tenton të cënojë jetën apo pronën e qytetarëve tanë dhe shtetit tonë do të ballafaqohet me forcën e ligjit”, ka shkruar Sveçla.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy