Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur në ambasadë kryetarin e Federatës Panshqiptare në SHBA “Vatra”, Elmi Berisha.
Ai tha se diaspora e Kosovës në SHBA është një partner në përpjekjet për mbështetjen e Kosovës.
“Gjithmonë kënaqësi të takohem me mikun tim, Presidentin e VATRA-s, Elmi Berisha. Komuniteti i diasporës në Shtetet e Bashkuara është një partner thelbësor dhe i mirëpritur në përpjekjet tona për të mbështetur Kosovën si një shtet sovran, multietnik dhe demokratik që është plotësisht i integruar në Europë”, ka shkruar Hovenier.
Always a pleasure to meet with my friend, VATRA President Elmi Berisha. The diaspora community in the United States is an essential and welcome partner in our efforts to support Kosovo as a sovereign, multiethnic, and democratic state that is fully integrated into Europe. pic.twitter.com/bQE1XvQZ1G
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 10, 2024