Njofton ministrja Haxhiu: U votua raporti i zbatimit për sundimin e ligjit

by Nexhat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se 55% të aktiviteteve të parapara në Strategjinë për Sundimin e Ligjit janë zbatuar plotësisht ndërsa 26% janë në proces të zbatimit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu tha se sot në takimin e Komitetit Drejtues për Strategjinë për Sundimin e Ligjit, me sukses u votua Raporti i zbatimit për vitin 2023.

“Pavarësisht kompleksitetit të aktiviteteve të parapara me Strategji, Ministria e Drejtësisë dhe institucionet tjera, kanë shprehur dedikim në zbatimin e rekomandimeve që parashihen me Strategji”, thuhet në njoftimin e Haxhiut në Facebook.

Haxhiu, shkruan se “përkushtimi ynë do të vazhdojë tutje në adresimin e ngecjeve eventuale dhe në zbatimin e plotë të Strategjisë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy