“Dallavere me tenderë dhe ndërtimi i paligjshëm”, Azemi: Kryetari i Ferizajt po hetohet nga Prokuroria

by Nexhat

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi tha se pushteti lokal po rri gjykatave më shumë sesa në Komunë.

Azemi shkroi në Facebook se kryetari i Ferizajt, Agim Aliu po hetohet nga Prokuroria “lidhur me një tender të kundërligjshëm”.

“Pushteti i Agim Aliut më shumë po rri gjykatave sesa në Komunë. Tash e një kohë, njerëzve të fuqishëm të qeverisjes lokale në Ferizaj, u janë ngritur aktakuza. Nënkryetari po përballet me akuzë për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar për kohën sa ishte drejtor, i cili eshe vetë po çuditet pse është shenjëstruar vetëm ai. Kryesuesi i Kuvendit Komunal, në anën tjetër, është ulur në bankën e të akuzuarve, pas dyshimeve e akuzave për kanosjen ndaj një punëtori të KRM “Pastërtia”, tashmë i suspenduar. Krahas tyre, edhe Kryeshefja e Prokurimit, po akuzohet në lidhje me një tender që ka të bëjë pikërisht me një kompani që merr numrin më të madh të tenderëve nga Komuna e Ferizajit”, shkroi Azemi në një postim në Facebook.

“Derisa njerëzit që i ka përreth po i gjykohen, është raportuar se edhe vetë kryetari Agim Aliu po hetohet nga Prokuroria Themelore e Ferizajit, dhe pikërisht lidhur me një tender të kundërligjshëm. Për gjatë 7 viteve mamdat të tij, dallaveret me tenderë dhe ndërtimi i paligjshëm, janë dy akuzat që më së shpeshti i janë adresuar kryetarit Aliu dhe rëndojnë më së shumti mbi qeverisjen e tij”, shkroi Azemi.

Ai shkruan se “rrethi i kryetarit po ngushtohet”.

“Njerëzit e tij po përballen me ligjin, e duket se as koka e tyre s’mund t’i qëndrojë larg bankës së akuzuarit. Fundja ai mbi 7 vite ishte në krye të tyre. Dhe pas shumë akuzave opozitare për gjendjen e mjerueshme dhe kaotike në Ferizaj si pasojë e keqqeverisjes, të cilat kryetari Agim Aliu i ka injoruar vazhdimisht, mbase është koha që të merret me aktakuzën ndaj tij”, shkroi Azemi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy