24
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje.
Këtë deklarim, ai e bëri pas ceremonisë së hapjes së Panairit Ndërkombëtar “ExpoKos 2024”, kur u pyet nga gazetarët se “a është i gatshëm për zgjedhje?”.
“Ne jemi gjithmonë gati. Përndryshe, nëse ata janë rehat, shkon mandati”, tha Kurti.
“Për ne ka qenë e rëndësishme të diskutohet agjenda legjislative, sepse kemi shumë marrëveshje ndërkombëtare”, tha ai.