Haradinaj porosi për Qeverinë Kurti: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet, sapo të ikni ju nga pushteti

by informim

Ish-kryeministri dhe lideri i AAK, Ramush Haradinaj, iu është kthyer serish çështjes së Autostradës së Dukagjinit duke bërë një mal akuzash për partinë në pushtet LVV-në, të cilën e akuzon se po e pengon ndërtimin e kësaj arterie shumë të rëndësishmë siç thotë ai për një të tretën e teritorit të Kosovës.

Gjatë një postimi të tij në rrjetin social “facebook”, zoti Haradinaj ka radhitur një varg dështimesh të Qeverisë Kurti sidomos në infrastrukturë por edhe në sfera të tjera

Ai ka shkruar se kur ishte vendosur të merrte udhë projekti i autostradës së Dukagjinit si një investim strategjik, meqenëse do ta lidhte pothuaj një të tretën e territorit të Kosovës me pjesën tjetër, pati filluar një fushatë e egër e Vetëvendosjes kundër tij, me arsyetimin se nuk duhej të shpenzoheshin paratë në asfalt.

“Autostrada e Dukagjinit nuk u ndërtua sepse Qeveria që udhëhiqja unë ishte ndërprerë në mes, kurse qeveria e Vetëvendosjes, jo vetëm që nuk hapi projekte të reja infrastrukturore, por i bllokoi edhe ato ekzistuese”

Tutje Haradinaj është shprehur se sot kanë mbetur keq e për faqe të zezë, jo vetëm rruga për Mitrovicë, për Gjilan, për Pejë, për Gjakovë, por edhe projektet tjera infrastrukturore, duke i zbritur investimet kapitale në kuota qesharake.
“Sikur kjo të bëhej me qëllim të rritjes së mirëqenies së popullit, në këto dy vjet të një krize globale ekonomike, edhe do ta kishte një derë, por për fat të keq nuk ka ndodhur as kjo”

Haradinaj ka thënë se Kosova e ka mesataren e pagave më të ulët në rajon, pensionet më të ulta, paga minimale më e ulta në kontinent, ndërkohë që tatimi në pronë është rritur dy e trefish, energjia është rritur të paktën dy herë e të mos flasim për rritjen e çmimeve të artikujve elementarë, apo të inflacionit i cili ka qenë më i larti në këto 20 vjet.

“Sikur të mos u mjaftonte kjo, qeveritarët e rinj u janë turrur edhe mjeteve vetanake të komunave dhe dojnë me i marrë edhe ato! Ose kanë fytyrë e deklarojnë se do të ketë harrnime e zgjerime dhe prapë lidhen të Autostrada e Dukagjinit dhe thojnë se ajo nuk do të ndërtohet”

Në fund të postimit të tij, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj e ka porositur Qeverinë Kurti dhe partinë në pushtet : “Po, autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet, sapo ju të ikni nga pushteti. Shpresoj shumë shpejt!”/Informim.net

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy