​Kristo asnjë fjalë për ankesën e Kurtit për lëvizjen e lirë

by Nexhat

​Kryeministrja e Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se ajo më 30 prill, zyrtarisht ka dërguar drejt Komisionit Evropian listën e reformave me hapat e ndërmarrë për implementimin e planit të rritjes për vendet e Ballkanit perëndimor.

Ajo tha se nga takimi i tyre i fundit i cili ka qen në gjatë muajit shkurt në Tiranë, BiH me vendimin e Këshillit të Evropës ka bërë dhe ka hapur një kapitull të ri, kur bëhet fjalë për procesin e integrimit në BE.

banner

“Mbështetje dhe njohja janë të rëndësishme për të gjithë ne, dhe për vazhdimin e punë sonë. Para se gjithash për përparim të mëtutjeshëm në implementimin e reformave të mbetura, dhe në mënyrë të veçantë kur bëhet fjalë edhe implementimi planit për rritje të vendeve të Ballkanit perëndimor përkatësisht edhe për ne në BH. Kur flasim për temën e këtij paneli, kjo është gjendja aktuale dhe planet e ardhshme të cilët kanë të bëjnë me planin e rritjes, mund të them se BH më 30 prill, zyrtarisht ka dërguar drejt Komisionit Evropian listën e reformave me hapat kualitativ për implementimin e planit të rritjes për vendet e Ballkanit perëndimor”, tha ajo.

Plani i Rritjes përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me BE-në – dy miliardë grante dhe katër miliardë kredi të buta të garantuara nga BE. Megjithatë, ajo nuk ka dhënë asnjë koment për pakënaqësinë që ka shprehur sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me faktin se Bosnja dhe Hercegovina ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen për lirinë e lëvizjes vetëm me letërnjoftime, për të cilën kemi rënë dakord 18 vjet më parë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy