Kurti në 25-vjetorin e zhdukjes së Hotit: Kosova s’ka një politikan e filozof të politikës sikur ai

by Nexhat

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se 25 vjet pas lirimit lirimit nga burgu i Dubravës, profesori Ukshin Hoti, u rrëmbye dhe u zhduk.

Kurti tha se çerek shekulli më vonë, fati i tij nuk është zbardhur ende, teksa shtoi se Kosova e shqiptarët s’kanë një politikan, filozof e teoricitent të politikës sikur ai.

banner

“Drejtësia për të nuk ka filluar ende. Në këtë ditë, në përvjetorin e vdekjes, përkujtojmë heroinën Marte Tunaj. Me guxim tregoi të vërtetën për dhunën seksuale, të përdorur nga Serbia si armë lufte në Kosovë. Për këto krime, drejtësia është vonuar”.

“Ҫdo ditë kujtojmë krimet e pamohueshme që Serbia ka kryer në Kosovë. 25 vite pas, Serbia jo vetëm që nuk pranon këto krime por ende i fsheh ato. Për paqe dhe siguri në rajonin tonë, ballafaqimi me të kaluarën dhe përballja me drejtësinë janë të domosdoshme”, shkroi Kurti, .

Më tej, ai tha se Kosova nuk ndalet në betejën për drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës së fundit.

“I përkulemi guximit e sakrificës së popullit tonë, që janë udhërrëfim për ecjen tonë përpara”, tha Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy