Kuvendi miraton në lexim të parë Prorjektligjin që u mundëson shqiptarëve të Luginës të blejnë prona në Kosovë

by Nexhat

Në Kuvendin e Kosovës është miratuar sot në lexim të parë Projektligji për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj, që iu mundëson qytetarëve të Luginës që të bëhen pronarë të paluajtshmërive në Kosovë.

Ky projektligj është miratuar me 65 votë “pro”.Në fjalën e saj për miratimin e këtij projektligji, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se me këtë qytetarët e komunitetit shqiptar nga Lugina  (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci) do të përjashtohen nga kufizimet e reciprocitetit dhe mund të jenë titullarë të të drejtave pronësore në Kosovë, sipas kushteve të përcaktuara në ligjin bazik, njëjtë sikurse qytetarët e Kosovës, pa pasur nevojë të verifikojnë apo përcaktojnë reciprocitetin me shtetin shtetësinë e të cilin e kanë.

Tutje, ministrja Haxhiu tha se me këtë projektligj do të lehtësohen procedurat për qytetarët nga Lugina (persona fizik dhe juridik), për fitimin e të drejtës pronësore në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy