Osmani: Kosova e para në rajon për sundim të ligjit dhe demokraci

by informim

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova po vazhdon të jetë në ballë të progresit në rajon dhe më gjerë sa i përket forcimit të sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe promovimit të të drejtave të njeriut, të cilat tanimë po njihen ndërkombëtarisht. Këto komente presidentja Osmani i bëri në një takim me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është edhe njëherësh kryesues aktual i OSBE-së.

Në takim me ministrin Osmani, presidentja diskutoi për bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me OSBE-në përgjatë viteve, raportet bilaterale me Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në rajon dhe më gjerë.

banner

Ajo  u informua mbi prioritetet e ministrit Osmani dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut si kryesues të sivjetmë të OSBE-së, si dhe diskutuan mbi mbështetjen e OSBE-së për Republikën e Kosovës në të kaluarën, dhe bashkëpunimin aktual, në veçanti, presidentja Osmani ka përmendur vazhdimin e bashkëpunimit për fuqizimin e vajzave, grave dhe rinisë, me theks të veçantë në Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.Tutje, Osmani shprehu përkushtimin e institucioneve të Republikës për vazhdim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e saj për ta avancuar rrugën euroatlantike të vendit tonë, i cili mbetet prioritet shtetëror.

Në temën e raporteve bilaterale me Republikën e Maqedonisë së Veriut, Osmani ka vlerësuar rritjen e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, si dhe përkushtimin e ndërsjellë për thellimin e mëtejmë të tyre.

Presidentja e Kosovës dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut kanë folur edhe për dialogun me Serbinë, me ç’rast, Osmani ka theksuar shkeljet e vazhdueshme të Serbisë karshi marrëveshjeve të Brukselit, ndërsa ka përmendur angazhimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy