Barcelona ka shënuar fitoren e radhës në La Liga.
Katalonasit triumfuan pastër 0:2 në udhëtim ndaj Almerias, në kaudër të javës së 36-të në elitën e futbollit spanjoll.
Fermin Lopez zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-të me një gol me kokë, pas harkimit perfekt të Hector Fort.
E ishte pikërisht 21-vjeçari që shënoi golin e tij të dytë sontë në minutën e 67-të,
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 79 pikëve në vendin e dytë, katër më shumë se Girona ku kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të sezonit. Në anën tjetër, Almeria është e pashpresë në vendin e fundit me 17 pikë gjithsej dhe nga sezoni i ardhshëm do të garojë në La Liga 2.