Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk (VIDEO)

by Nexhat

Pas takimit të parë të djeshëm (e enjte) që kaloi në qetësi, ky i sotmi kur dy boksierët e mëdhenj, Tyson Fury dhe Oleksandr Usuk u peshuan, kishte shtyrje dhe ofendime, nga britaniku.

Dy boksierët sot u përplasën kur u përballën me njëri-tjetrin, pasi Fury dje kishte refuzuar të shikonte Usyk gjatë konferencës për shtyp

Ata shkuan kokë më kokë për disa sekonda përpara se të shtynin njëri-tjetrin, duke detyruar kujdestarët dhe sigurimin të ndërhynin shpejt.

Fury më pas nisi me kërcënimet dhe ofendimet e tij të zakonshme që iu bën kundërshtarëve para meçeve edhe pse të enjten ishte i qetë.

“Unë po vij për zemrën e tij, për të marrë rripat e tij dhe për ekipin e tij gjithashtu”, dëgjohet duke thënë britaniku

Në anën tjetër, ukrainasi Usyk si zakonisht i ftohtë akull, nuk hezitoi të përgjigjet me fjalët” “Mos ki frikë. Nuk do të të lë vetëm. Ky është plani im”.

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të jenë të shtunën në mesnatë përballë njëri – tjetrit në meçin që unifikon kampionin e padiskutueshëm në peshat e rënda. Fury mban titullin WBC, ndërsa Usyk është në posedon titujt e WBA, WBO dhe IBF.

Fury peshonte 118.8 kilogramë, apo shtatë kilogram më pak se sa kishte kur luftoi me Ngannou në tetor

Ndërsa Oleksandr Usyk peshonte 105 kilogram, më shumë se sa peshonte në luftën e tij të fundit kundër Daniel Dubois në gusht

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy