Serbët ia thyejnë xhamat veturave të Policisë së Kosovës (Pamje)

by informim

Dhjetëra serbë janë mbledhur para objektit të komunës së Zveçanit për të penguar hyrjen e kryetarit të sapo zgjedhur në zyre.

Ata kanë kundërshtuar me dhunë hyrjen e tij në objekt duke hedhur gaz lotsjellës, duke gjuajtur me armë zjarri e duke djegur e dëmtuar veturat zyrtare të policisë së Kosovës. Një veturë e policisë është përfshirë nga flakët janë hedhur edhe shok-bomba.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIndeksonlineOfficial%2Fvideos%2F958319155506318%2F&show_text=0&width=380

Policia e Kosovës përdori edhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit.

Paraprakisht, policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse

Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe – që të gjithë shqiptarë – u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy