32
Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i nderuar që ishte i pranishëm në momentin kur është nënshkruar marrëveshja kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja mes Kosovës dhe ShBA-së.
Në platformën X, ai ka theksuar se kjo marrëveshje është në të mirë të Kosovës.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të informacionit të saktë globalisht dhe ndërtimit të një ekosistemi të qëndrueshëm të informacionit në Kosovë”, ka thënë Hovenier.