Prindërit e Hashim Thaçit në Hagë për ta vizituar djalin e tyre në paraburgim

by Nexhat

Prindërit e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi kanë shkuar në Hagë, për ta vizituar djalin e tyre, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale atje.

Me Hashim Thaçin, prindërit do të kenë mundësi të çmallen deri në orën 16:00,

Thaçi ka hyrë në vitin e katërt të qëndrimit në paraburgimit. Atje u dërgua që nga nëntori i vitit 2020, së bashku me tre ish-udhëheqës të tjerë politikë e ushtarakë të UÇK-së si Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Arrestimet kishin ardhur pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale kishte konfirmuar aktakuzën ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy