Kampionati francez e mbylli perden për sezonin 2023/24 dhe tash është koha për t’i bërë llogaritë.
Edon Zhegrova e pati një sezon fantastik me Lillen, me të cilin e mbylli sezonin në katërshen e parë të Ligue 1.
Dhe, kjo ia mundëson këtij ekipi që të luajë në garat evropiane edhe në sezonin e ardhshëm,
E përfaqësuesi kosovar e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka përgëzuar shokët e skuadrës për sezonin e bërë dhe i ka falënderuar tifozët për mbështetjen e vazhdueshme gjatë sezonit.
“Punë mjaft e mirë e krejt ekipit, krenar me secilin. Faleminderit tifozëve dhe gjithkujt që na ka mbështetur gjatë këtij sezoni”, shkroi Zhegrova në Instastory.
25 vjeçari e mbylli sezonin në Ligue 1 me 6 gola të shënuar dhe 6 asistime të bëra nga 33 ndeshje të zhvilluara.
Në total, “Messi i Kosovës” i ka shënuar 12 gola dhe i ka bërë 10 asistime në edicionin 2023/24.
Falë paraqitjeve mbresëlënëse të sezonit që përfundoi, Zhegrova mund të transferohet në një klub më të madh evropian gjatë verës.