28
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u zotua në Pressing në T7 se nëse do të bëhet kryeministër i Kosovës do t’i rrisë pagat në sektorin publik.
Ai tha se koeficienti do të jetë 150, që shpjegoi se si i bie
“150 koeficienti i bie që ka rritje në mesatare diku 33-34% për paga në sistemin publik. Gjithë mjekët, mësuesit, policët, zjarrfikësit, administrata publike që sot është e shtypur. Po zotohem që ne ditët e para për pagat e tyre”.
“Mësuesi nga 616 euro në 840 euro, apo 222 euro rritje. Mjeku i zakonshëm rritje +296 euro, polici i thjeshtë + 200 euro, ushtari +224 euro”, tha ai në Pressing,