Duket se tashmë është e kryer që Thiago Motta do të jetë trajner i Juventusit në sezonin e ri në Serie A.
Braziliani me nënshtetësi italiane do të takojë nesër (e enjte) bordin e klubit të Bolognas, ku edhe do t’ua kumtojë vendimin e tij
Sipas Sky Itala, 41-vjeçari do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me Zonjën e Vjetër, ku do të përfitojë pesë milionë euro në vit
Me Mottan në krye Juve tashmë ka edhe tre objektiva në tregun e transferimeve: Teun Koopmeiners, Riccardo Calafiori dhe Michele Di Gregorio.
Ish-lojtari i ekipeve të mëdha evropiane ka nisur karrierën si trajner në mënyrën më të mirë të mundshme, aktualisht Bologna e tij renditet në vendin e tretë në Serie A