Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, ka reaguar pas situatës së fundit në veri të Republikës së Kosovës, ku serbët lokalë kanë provuar të kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet e Komunave.
Bildt ka thënë se është Aleksander Vucic atij të cilit i konvenon të provokojë tensione, për të hequr vëmendjen nga zhvillimet e brendshme në Serbi, megjithatë shton se pavarësisht prapavijës, sitauta mes Kosovës dhe Serbisë po përkqesohet përsëri.
“Eshte Aleksander Vucic ai i cili ka interes të provokojë tension për të larguar vëmendjen nga shumë çështje të brendshme në Serbi. Sido që të jetë sfondi, situata Serbi-Kosovë po përkeqësohet qartë – përsëri!”, ka shkruar Bildt.
https://twitter.com/carlbildt/status/1662096581590503425?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1662096581590503425%7Ctwgr%5E618c0efc827381e63b440c5086fecd7d0287d2c9%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fbildt-pavaresisht-prapavijes-situata-kosove-serbi-qartazi-po-perkeqesohet-perseri%2F