Man City me kontratë afatgjate për Pep Guardiola – por trajneri ende nuk ka vendosur

by Nexhat

Manchester City thuhet se do të përpiqet të bëjë që trajneri Pep Guardiola të nënshkruajë një marrëveshje të re pavarësisht se spanjolli ka lënë të kuptohet për një largim jo shumë të largët.

Spanjollit i skadon kontrata në verën e vitit 2025 dhe ai vetë tha se është ” më afër largimit sesa qëndrimit” pasi udhëhoqi Man Cityn drejt titullit rekord të katërt radhazi në Ligën Premier

Megjithatë, sipas Daily Mail, drejtuesit e klubit, Man City dëshiron ta lidhë 53-vjeçarin me një kontratë të re afatgjatë.

Që nga ardhja e Pep Guardiolas tetë vjet më parë, ai ka fituar 17 trofe të mëdhenj në klub, duke përfshirë Ligën e Kampionëve dhe gjashtë tituj të Ligës Premier.

Raporti shton se Man City nuk do të bëjë ‘asnjë presion’ ndaj ish-trajnerit të Barcelonës për të nënshkruar një kontratë të re dhe vendimi do të jetë i tij

Kuptohet se ai e ka diskutuar këtë çështje me të paktën një lojtar kyç të Man Cityt gjatë darkës për të marrë mendimet dhe këshillat e tyre.

Skuadra e Man City e Guardiolës do të kërkojë ta mbyllë sezonin me një tjetër nivel të lartë kur të përballet me rivalët e Manchester United në finalen e FA Cup në Wembley të shtunën pasdite, në një përsëritje të ngjarjes spektakolare të vitit të kaluar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy