Latifi: Morëm dënimin e Amerikës, fituam fotografinë e Agim Bahtirit me Izmir Zeqirin -“nuk është pak a!”

by informim

Profesori universitar i filozofisë, Blerim Latifi, ka thënë se Kosova e mori dënimin e Amerikës dhe e fitoi fotografinë e Agim Bahtirit me Izmir Zeqirin, kryetarit të zgjedhur të Zubin Putokut.

Përmes një postimi në Facebook, Latifi ka komentuar këtë fotograf dhe zhvillimet në Veri.

banner

”Qershor 1989. Qindra-mijëra serbë mblidhen në Gazimestan për të dëgjuar premtimin e Millosheviqit për t’i mbrojtur ata nga “persekutimi prej shumicës shqiptare në Kosovë”. Me vite propaganda serbe kishte ushqyer mitin e vuajtjeve të serbëve në Kosovë dhe ja tani tek shfaqej shpëtimtari i tyre”.

“Dekada më pas të njëjtën skemë populiste është duke e ndjekur shegerti i dikurshëm politik i Millosheviqit, tani i ulur në karrikën e tij, Aleksandër Vuçiq. Ky sonte ka mbledhur qindra-mijëra serbë në Beograd për t’ua dhënë edhe njëherë premtimin e vjetër. Drama e sotme në veri i shkon krejtësisht përshtati këtij skenari, nga i cili pushteti i dobësuar i Vuçiqit në Serbi pret të rigjenerohet e të rifuqizohet”

“Krejt palët e tjera në lojë do të marrin vetëm dëme nga kjo dramë. Serbët e veriut nuk do të fitojnë asgjë, sepse tanimë Vuçiqit ata i duhen vetëm si njerëz që duhet të bëjnë rolin e viktimës. Ne, ndërkaq, morëm dënimin më të ashpër nga qeveria amerikane në krejt historinë e marrëdhënieve tona me Amerikën. Mos të harrojmë edhe faktin se megjithatë fituam diçka: fotografinë e Agim Bahtirit me Izmir Zeqirin, në zyrën e kryetarit të Zubin Potokut. Nuk është pak a”, ka shkruar Latifi në Facebook, të premten. 

https://www.facebook.com/blerim.latifi.739/posts/935302864281353
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy