E ardhmja e Rabiot në Ligën Premier, dy top klube pas tij

by Nexhat

Adrien Rabiot ka vendosur të largohet nga Juventusi pas pesë viteve qëndrim në Allianz Stadium.

Mesfushori francez ka shfaqur një formë të shkëlqyer në vitet e fundit, por kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe ai është i vendosur të largohet si lojtar i lirë nga Zonja e Vjetër

29-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 31 ndeshje zyrtare në Serie A, ku ka kontribuar me pesë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

E ardhmja e lojtarit duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier, ku dy top klube si Manchester United dhe Newcastle United e kanë bërë prioritet transferimin e tij

Manchester United e sheh Rabiot si një mundësi për të forcuar mesfushën e tyre pa pasur nevojë të shpenzojë shumë para për transferime

Me cilësinë dhe përvojën e tij, francezi mund të përshtatet shpejt në Ligën Premier dhe të kontribuojë menjëherë në Old Trafford.

Nevoja për një mesfushor qendror dhe mbrojtës cilësor është e qartë për Djajtë e Kuq dhe Rabiot do t’i përshtatej në mënyrë të përkryer këtij profili

Nga ana tjetër, edhe Newcastle United ka shfaqur interesim të madh për lojtarin. Klubi, i mbështetur nga kapacitete të mëdha financiare, është i gatshëm të ofrojë një kontratë tërheqëse për të siguruar shërbimet e Rabiot.

Reprezentuesi francez fiton rreth shtatë milionë euro në Juventus, derisa si Newcastle ashtu edhe Manchester United janë të gatshme t’i ofrojnë kontratë më të mirë financiare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy