Ndeshja e sotme (26 maj) ndaj Sevillës do të jetë e fundit për Xavi Hernandez në krye të Barcelonës, dhe ani pse qëllimi i tij ishte që të pushonte për një kohë, ai mund të joshet për një rikthim të menjëhershëm.
Sipas gazetarit Pedro Almeida, Chelsa po planifikon që të mbajë bisedime me Xavin, mes kërkimeve të tyre për një trajner të ri
Gjiganti anglez kishte njoftuar largimin e Mauricio Pochettinos më herët gjatë kësaj jave, dhe tani po eksplorojnë mundësinë për të ulur në stol ish-trajnerin e Barcelonës.
Ani pse sezoni që lamë pas nuk ishte më i miri për Barcelonën, Xavi megjithatë i udhëhoqi ata drejt fitimit të La Ligas dhe Superkupës së Spanjës gjatë seoznit 2022/2023, por që dështoi ta mbajë këtë nivel.
Mbetet të shihet nëse Xavi do të shfaqet si një kandidat serioz për Chelsean, por do të jetë interesante për të parë se cili do të jetë hapi i tij i ardhshëm.
Përveç Xavit, emra të tjerë që po konsiderohen nga “Blutë” janë edhe Kieran McKenna, Roberto De Zerbi, Enzo Maresca dhe Thomas Frank