Varane thyen heshtjen për të ardhmen, tregon se ku mund të luaj

by Nexhat

Raphael Varane e ka mbyllur aventurën te Manchester United pas tre viteve qëndrim në Old Traford.

Qendërmbrojtësi francez është lojtar i lirë pasi kontrata me Man Utd i ka skaduar dhe së shpejti mund të vendos se ku do ta vazhdoj karrierën

30-vjeçari ka disa oferta para vetës si nga La Liga, Bundesliga dhe Serie A, por ai nuk ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Ligue 1.

Klubet franceze si PSG apo Olympique de Marseille janë të vëmendshëm ndaj situatës së mbrojtësit francez, duke marrë parasysh përvojën e tij të madhe dhe aftësinë për të përforcuar repartin defensivë.

“Nuk e di ende, do të marr pak kohë për të menduar sa i përket të ardhmes time. Isha i fokusuar që të mbërrija në kohë në finale. Tani do të marr pak kohë për të rimbushur bateritë dhe për të menduar për të ardhmen time”.

“Një kthim në Francë? Çdo gjë është e mundur. Unë jam në fund të kontratës sime, kjo është hera e parë në karrierën time. Do të gjej kohë të ulem dhe të mendoj për të”, tha Varane.

Atletico Madrid, Inter, Juventus dhe Bayern Munich gjithashtu kanë shfaqur interesim për lojtarin i cili pëlqehet edhe nga klubet arabe

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy