42
26 maji ka qenë ditë mjaft e keqe për Kosovën dhe për Ballkanin Perëndimor, ka thënë emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Sarrazin ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë që për ndonjë “budallallëk” të hidhen poshtë të arriturat nga Marrëveshja e Ohrit.
“Porosia jonë është se ne nuk do të lejojmë që këto mundësi nga marrëveshja e Ohrit të hedhen poshtë nga ndonjë budallallëk”, ka thënë ai para mediave të shtunën.
Sarrazin ka deklaruar se me qasjen e djeshme, Kosova nuk mund t’i afrohet Bashkimit Evropian.