Mërgim Vojvoda dhe Visar Bekaj presin një paraqitje të mirë nga Kosova në sfidën ndaj Norvegjisë

by Nexhat

Mbrojtësi Mërgim Vojvoda dhe portieri Visar Bekaj shpresojnë se Kosova do të tregojë një paraqitje të mirë në miqësoren që do ta luajë në udhëtim ndaj Norvegjisë në Oslo.

Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar sot (2 qershor) seancën e ardhshme stërvitore në kuadër të grumbullimit për miqësoren ndaj Norvegjisë e cila do të luhet më datë 5 qershor

banner

Në këtë seancë stërvitore përzgjedhësi Franco Foda, ka vazhduar ta prezantojë filozofinë e lojës të cilën synon ta aplikojë në ndeshjet e ardhshme.

Pas stërvitjes së sotme, mbrojtësi Vojvoda dhe portieri Bekaj, janë prononcuar shkurtimisht për faqen zyrtare të FFK-së

Vojvoda ka thënë se stërvitjet kanë shkuar mirë dhe se ekipi po mundohet që t’i instalojë në sistemin e lojës idetë e trajnerit

“Besoj që kemi treguar koncentrim deri tash sepse nuk është lehtë kur e dimë se kampionati ka përfunduar. Por stërvitjet kanë shkuar mirë, çdo lojtarë është në rregull dhe shpresoj të jenë të gjithë në dispozicion. Trajneri po mundohem me idetë e tij të përgatitemi sa më mirë. Duam që të krijojmë lojën tonë, filozofinë tonë, idetë e trajnerit për ato lojë që na vijnë në shtator”, ka thënë fillimisht Vojvoda.

“E dimë se Norvegjia është ekip i fortë fizikisht, ka lojtarë të mirë, por duhet të luajmë lojën tonë dhe e presim me pozitivitet për fitore. Shpresoj të kemi mbështetjen e bashkatdhetarëve sepse na nevojitet përkrahja e tyre. Kemi nevojë për ta dhe na bëhet qejfi që të ketë sa më shumë shqiptarë”, përfundoi ai

Njësoj ka deklaruar edhe portieri Bekaj i cili tha se Kosova e ka analizuar mirë Norvegjinë dhe se në këtë ndeshje do të futen me një mentalitet fituesi.

“Në fillim kemi pasur stërvitje më intezive, kurse me afrimin e ndeshjes po punojmë më shumë taktikisht. Jemi duke e anilizuar mirë kundërshtarin. Është ndeshje miqësore, por prapëseprapë e ka rëndësinë e vet dhe duhet të fokusohemi 100 përqind. Duhet të fusim në ekip mentalitet fituesi dhe shpresoj të shkojmë të bëjmë lojë të mirë atje dhe pse jo të fitojmë, pastaj të vazhdojmë në Ligën e Kombeve me fitore”, ka thënë fillimisht Bekaj.

“Norvegjia ka lojtarë të mirë. Pika e fortë e tyre është mesfusha dhe sulmi, por në ndeshjet e fundit kanë çaluar në mbrojtje. Shpresoj se do të analizojmë deri në fund se ku i kanë pikat e dobëta dhe të dalim mirë. Po ashtu, i ftoj bashkatdhetarët që të na mbështesim sa më shumë dhe shpresoj t’i gëzojmë me fitore”, përfundoi ai

Nesër (3 qershor) paradite “Dardanët” e zhvillojnë stërvitjen e fundit në Kosovë, derisa më pas marrin rrugë për në Oslo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy