Publikohet dokumenti, në vitin 2021, Qeveria e Kosovës nënshkroi kontratë me kompaninë që ka lidhje me Radoiçiqin/ FOTO

by Merita

Deputeti, Haki Abazi e ka publikuar një kontratë ku sipas tij në 2021 është nënshkruar nga Qeveria e Kosovës me kompaninë “RAD” në veri në vlerë 574 mijë euro.

Ai thotë se kjo kompani ka lidhje me Milan Radoiçiqin në veri të Kosovës dhe sipas tij me këtë “vërtetohet bashkëpunimi i qeverisë me Radojciqin”.

banner

“Kjo kontratë është bërë me datën 13 Korrik 2021 për Kompaninë Rad për 574 mijë euro që është kompani e Radojćicit në veri të Republikës. Këtë kontratë e ka dhënë kjo qeveri dhe vërteton bashkëpunimin me Radojcic”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Sipas dokumentit, Kompania “RAD” D.O.O dhe kompania tjetër P.T.P. “RAD” janë në pronësi të Radulle Steviq, i cili është mik i Milan Radojçiqit.

Steviq është një ndër personat që është futur në listën e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy