Dogana: I arrestuari për spiunazh në Ferizaj s’ka asnjë lidhje me ne, ishte pushuar nga pozita para 20 vjetësh

by Nexhat

Dogana e Kosovës ka konfirmuar se njëri nga të arrestuarit për spiunazh sot në Ferizaj, me inicialet B.Sh, ka punuar në këtë institucion më herët, por se është pushuar nga pozita e tij para 20 vjetësh dhe se prej atëherë s’ka pasur asnjë lidhje me Doganën, raporton Express.

Sipas Doganës, shkarkimi i tij kishte ardhur për shkak të shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes së Doganës së Kosovës, lidhur me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv

“Që nga shkarkimi i tij, personi në fjalë nuk ka pasur asnjë lidhje me Doganën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Dogana e Kosovës përgëzon autoritetet e Kosovës për zbatimin e ligjit për përpjekjet e tyre në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë. Ne punojmë ngushtë me të gjitha institucionet e sigurisë për të mbështetur sigurinë kombëtare, në përputhje me misionin tonë. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e standardeve më të larta të integritetit dhe transparencës në radhët tona”, thuhet tutje

Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj dy persona të cilët dyshohen për spiunazh dhe bashkëpunim me “BIA”-n e Serbisë. Sipas burimeve të Gazetës Express bëhet fjalë për të dyshuarit B.SH. dhe M.Q.

Ata dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.

Më urdhër të Prokurorisë Speciale, ata janë ndaluar për 48 orë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy