Detajet/ Spiunazh me BIA-n serbe, njëri prej të arrestuarve babai i një gazetari të njohur në Kosovë

by Nexhat

Policia e Kosovës, në një operacion të përbashkvt me Agjencinë Kosovare të Intelegjencës, arrestoi dy persona nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA)

Periskopi mëson se Shabani është babai i gazetarit Zekirja Shabani, i cili është pronar i portalit “Fakte plus”, ndërsa një vit më parë ishte edhe redaktor në televizionin ATV.

Aktualisht ai është autor dhe moderator i emisionit “Diku n’Kosovë”, që transmetohet në të njëjtin televizion.

Zekirja Shabani ka qenë mjaft aktiv në fushatën elekorale të Maqedonisë së Veriut, në mbështetje të VLEN’it. Ai ka përgatitur fushatën zgjedhore për Afrim Gashin, i cili u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me arrestimin e Bedri Shabanit ka reaguar edhe Dogana e Kosovës, e cila sqaron se ai është larguar nga posti e tij në Doganë në vitin 2004.

Sipas njoftimit, shkarkimi i Shabanit erdhi për shkak të shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes së Doganës së Kosovës, lidhur me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv.

“Prishtinë 5 qershor 2024, në lidhje me arrestimin e dy personave sot në Ferizaj nën dyshimin për aktivitete spiunazhi, Dogana e Kosovës sqaron opinionin se personi i cituar me inicialet B.Sh. është pushuar nga posti e tij në Doganën e Kosovës 20 vite më parë, konkretisht në fillim të vitit 2004

Shkarkimi i tij ka ardhur për shkak të shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes së Doganës së Kosovës, lidhur me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv. Që nga shkarkimi i tij, personi në fjalë nuk ka pasur asnjë lidhje me Doganën e Kosovës”, thuhet në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy