Publikohet audio biseda midis “spiunit” Bedri Shabani dhe agjentit të BIA-s, Srdjan Rosiq

by engel

Një audio-incizim, ku dëgjohen duke biseduar Srdjan Rosiq dhe Bedri Shabani, i arrestuar nën dyshimin për spiunazh është publikuar sot.

Megjithëse, audio në disa pjesë është e censuruar, aty kuptohet qartë se Bedri Shabani, i dyshuar për bashkëpunëtor të shërbimit serb të inteligjencës se, kërkon që BIA t’i ndihmojë atij dhe njerëzve të tij që ta kryejnë një punë.

banner

“Çka mendon? Do t’i pyesësh ata tuajt, ta shtyejnë këtë apo do të flenë?”, i ka thënë Shabani oficerit të BIA-s.

Ndërsa, Rosiq i thotë se “do ta shtyejnë, porse paksa janë … presin të zgjohen…”

Më tej, Shabani thotë se duhet vepruar asisoj, që dikush tjetër ta ngacmojë tërthorazi, e më pas ne t’ia vëmë benzinën dhe të marrë flakë edhe më shumë”.

Për më shumë ndiqni audion e siguruar TheGeopost, biseda eshte ne gjuhen serbe.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy