Girona që ishte në vendin e 11 para kësaj ndeshje priti sot Real Madridin në vend të dytë të tabeles e cila deri sot kishte shpresa për të fituar kampionatin e LaLigas Spanjolle.
Me katër golat e Castellanos, Real Madridi u mposht 4:2 duke i fundosur të gjitha shpresat për titullin e kampionit në Spanjë.
Serinë e golave te Girona e filloi Caestellano në minuten 12′, për të vazhduar në minutat 24′ dhe 46′ dhe për të përfunduar në minuten 62′. Për Real Madridin shënuan Vinicius në minuten 34′ dhe Vazquez në minuten 85′.
Pas kësaj humbje, Real Madrid qendron 11 pikë pas Barcelonës që i prinë LaLiges me një ndeshje më pak se Reali në vendin e dytë. Teorikisht mund të thuhet se çdo gjë ka marrë fund për titullin e kampionit në Spanjë edhe pse kanë mbetur edhe 8 javë për t’u luajtur deri në fund të kampionatit.