Nita Latifi ditën e djeshme (e shtunë) u eliminua nga Big Brother VIP Albania 2.
Këngëtarja e njohur qëndroi brenda për më shumë se tre muaj, teksa u largua së bashku me Qetsor Ferunajn, pasi Kristi Aliaj u shpall finalisti i katërt i këtij edicioni.
Ajo ka reaguar për herë të parë duke treguar për eksperiencën brenda si dhe duke falënderuar fansat për përkrahjen.
Postimi i plotë i Nitës (pa ndërhyrje):
“Përshëndetje të gjithëve!
Në këtë post dua të shpreh mirënjohjen time për mbështetjen që mora si pjesë e “Big Brother VIP Albania”.
Ishte një përvojë e paharrueshme për mua dhe ndihem shumë e lumtur që isha pjesë e kësaj aventurë.
Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj të pafund, ju jeni shumë të veçantë për mua!
Me shumë dashni, Nita juaj”.