Ndeshja e parë e Philadelphia 76ers vs Boston Celtics përfundon me rezultat 119:115 në favor të 76ers e cila me këtë fitore e mori epërsinë me 3 pikshin e shënuar në sekondat e fundit nga James Harden. Ky i fundit ishte edhe lojtari ndeshjes me një lojë shumë të mirë ku shënoj 45 pikë, 1 kërcim, 6 asistime. Me këtë fitore Philadelphia 76ers marrin kryesinë e serive me 1-0
Ndërsa në ndeshjen tjetër, Denver Nuggets merr fitoren e dytë radhazi dhe arrinë serien prej 2-0 kundër Phoenix Suns. Ndeshja e dytë përfundoi me rezultat 97:87 pra 10 pikë epërsi për Nuggets me lojtarin e ndeshjes Nikola Jokiç i cili shënoj 39 pikë, 16 kërcime, 5 asistime.