Denver Nuggets e mposhtin Los Angeles Lakers me serie 4-0 në finalen e konferences perendimore dhe shkojnë në finalen kryesore e cila do të jetë kundër Miami Heat ose Boston Celtics.
Nuggets fituan ndeshjen e 4-të me 2 pikë epërsi 111:113. Lakersat ishin gjatë gjithë ndeshjes në epërsi duke fituar 3 çereke (34:28, 39:30, 22,19) por çereku i tretë ishte ai që bëri dallimin për Nuggets të cilin e fituan me 20 pikë epërsi (16:36). Lojtari i ndeshjes ishte Nikola Jokic me 30 pikë, 14 kërcime, 13 asistime.
Lojtari me një super performancë i cili dha gjithçka në fushë për ta marrë fitoren e parë por që doli i pafat, ishte LeBron James me 40 pikë, 10 kërcime, 9 asistime.