Shëngjini gati për të pritur pushuesit

by informim

Ashtu si dhe sezonet e tjerë turistik, Bashkia e Lezhës në bashkepunim me operatoret turistik të bregdetit prioritet të punës së saj e ka pastrimin e rërës, gjithë mjediset e plazheve dhe menaxhimin me kujdes të mbetjeve, nga plazhi Rana e Hedhun, Shëngjini e deri në Tale.

Pas pastrimit, nivelimit e shkriftimit të rërës, operatoret turistik kanë ngritur çadrat e vendosur shazllonet, ku po respektohen siperfaqet e lira, të percaktuara nga Bashkia Lezhë, si plazhe publike.

banner

Vilat private, hotelet e resortet turistike kanë hapur portat për të pritur pushuesit, ku këtë sezon parashikohet nje dyndje me e madhe se çdo vit tjetër.

Nga 1 deri më 6 Qershor, në plazin Rana e Hedhun organizohet edicioni i katërt i festivalit të muzikës live UNUM. Festivali UNUM karakterizohet nga pesë elementë të thjeshtë të jetës; muzika, rëra, pishat, deti dhe malet.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy