Mustafa: Në veri është rifuqizuar rezoluta 1244 – mund të vendoset një mbikëqyrje ndërkombëtare

by informim

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, vlerëson se si po shkojnë gjërat në veri të vendit, mund të vendoset një mbikëqyrje ndërkombëtare.

Mustafa, mes tjerash theksoi se s’ka sovranitet në veri, teksa siç tha ai, në një formë është aktivizuar rezoluta 1244.

“Asnjë fije sovraniteti nuk është shtruar veçse është cenuar sovraniteti dhe veç sa po cenohet edhe më tutje, kështu qysh po shkojnë gjërat ka frikë që atje të vihet një mbikëqyrje ndërkombëtare në veri të vendit dhe ajo totalisht të del jashtë sovranitetit”, tregoi Mustafa.

“Sovranitet atje s’kemi, atje tani është aktivizuar në një formë rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara. Atje është forca e NATO-s, e cila po ushtron funksionin e vet dhe atje janë policia të cilët janë ngujuar, ose i ka ngujuar Qeveria e Kosovës në objektet e komunës, kanë mbetur disa brenda dhe disa jashtë”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy