Escobar: Nuk pritet të ndodhë këtë javë takimi Kurti – Vuçiq

by informim

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, thotë se takimi i thirrur nga i dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, që synon uljen e tensioneve mes dy vendeve, nuk pritet të ndodhë këtë javë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Escobar kundërshton propozimin e Kurtit, që për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, palët të bien dakort paraprakisht për vijat e përgjithshme të tij, para se Prishtina të paraqesë një projekt konkret.

banner

Situata në Kosovë po shkon nga përshkallëzimi në përshkallëzim. Si do të veprohet më tej?

Escobar: Duhet të punojmë menjëherë për një plan uljeje të tensioneve. Bashkimi Evropian ka paraqitur tashmë një plan me tre pika, pra që kryetarët të dalin nga godina, KFOR-i të marrë përsipër sigurinë e ndërtesave, protestuesit të largohen, personat që sulmuan policinë dhe gazetarët të mbahen përgjegjës, dhe të thirren zgjedhje të reja sa më shpejt të jetë e mundur, me pjesëmarrjen e serbëve pa asnjë parakusht dhe rikthim i menjëhershëm tek dialogu.

Keni patur përgjigje nga qeveria e zotit Kurti për të këto propozime?

Escobar: Është tepër herët për ta thënë. Ende shpresojmë për një takim në Bruksel të të dy udhëheqësve në të ardhmen e afërt.

Kurti tha se do të marrë pjesë në takim.

Escobar: Është tepër herët për të vendosur nëse takimi do të bëhet këtë javë. Kam përshtypjen që nuk do të bëhet, por duhet të vazhdojmë të shpresojmë për një takim të nivelit të lartë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kurti tha në një konferencë për shtyp se është i gatshëm të paraqesë një projekt për Asociacionin e komunave serbe duke Por, ai tha se të dyja palët janë larg njëra-tjetrës për sa i përket formës, që do të marrë ky asociacion në të ardhmen dhe se nuk ka kuptim të bisedohet tani. Dhe ai po sugjeron që dy palët të bien fillimisht dakort për parimet kryesore të asociacionit dhe më pas ai mund të paraqesë propozimin. Cili është përgjigja juaj?

Dhe nëse zoti Kurti nuk ju dëgjon?

Çfarë do të ndodhë?Escobar: Kjo nuk është një çështje SHBA – Kurti. Këtu është i gjithë komuniteti transatlantik që po i thotë qeverisë së Kosovës se dëshirojmë të bashkëpunojnë me qeverinë, por ne nuk mund të respektojmë vendime të njëanshme që krijojnë tension në një mënyrë të panevojshme, të shmangshme dhe të parashikueshme. Kjo është e gjitha çfarë po kërkojmë. /VoA/

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy