Honduras, tragjedi në një burg grash: vdesin 41 gra

by

“Burgu është bërë hi,” tha presidentja e familjeve të të burgosurve Delma Ordonez. Disa nga viktimat u gjetën të karbonizuara.

Të paktën 41 gra të mbajtura në një burg të grave në Honduras kanë vdekur në një përleshje mes bandave rivale. 25 vdiqën si pasojë e djegieve, 16 nga plumbat. Kështu bën të ditur gazeta La Prensa. Gratë e tjera u dërguan me urgjencë në spitalin Escuela de Tegucigalpa. Institucioni konfirmoi shtrimin në spital të pesë grave.

banner

Në burgun që ndodhet 25 kilometra në veri të kryeqytetit të Hondurasit Tegucigalpa, kaosi ka shpërthyer kur disa të burgosur mbyllën gratë e një bande rivale në qelitë e tyre duke i vënë flakën lokaleve, sipas burimeve të El Heraldo.

Banorët e zonës thanë se dëgjuan britma dëshpërimi dhe të shtëna armësh që vinin nga kompleksi i burgut. Imazhet që qarkullojnë në mediat sociale dhe në disa grupe tregojnë kufoma të grumbulluara, të tjera të karbonizuara dhe disa me plagë me armë zjarri të shpërndara në zona të ndryshme të Cefas të Tamarës (Centro femenino de adaptacion social).

Yuri Mora, zëdhënëse e prokurorisë, tha se “në Cefas kanë mbërritur pesë ekipe të mjekësisë ligjore. Nuk mund të flasim për një shifër të saktë, por ka rreth 25 trupa të djegur. Kur ka trupa të djegur është më e vështirë të njohësh kufomat, por bëhet me ADN, me dhëmbë ose nëse ka ndonjë gjurmë të lexueshme”, shtoi ai.

Presidentja e familjeve të të burgosurve, Delma Ordoñez, tha për mediat lokale se anëtarët e një bande të burgosurish femra i vunë zjarrin qelisë së një bande rivale, raporton AFP. Ndërtesa ku vdiqën të burgosurat “është plotësisht e shkatërruar, është bërë hi”, tha ajo, duke shtuar se në burg ishin rreth 900 gra.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy