Atletja shqiptare Eva Buzo, një 35-vjeçare e cila jeton në Australi, synon të thyej një rekord historik në not. Ajo ka vendosur të kaloj not nga Italia deri në bregun Shqipëtar.
Të enjten me datë 22 qershor, në ora 7 të mëngjesit ajo është nisur nga Italia me not për të përshkuar kanalin e Otrantos dhe të mbërrijë më pas në Shqipëri.
Rrugëtimi i 35-vjeçares është përllogaritur të zgjasë nga 35 deri në 40 orë. Ajo do të shoqërohet gjatë kalimit të kanalit të Otrantos nga dy trajnerët e saj me kajak, si dhe nga një varkë e pajisur me asistencën logjistike.
Buzo është me profesion avokate në Australi dhe është e angazhuar dhe në shoqërinë civile në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ajo ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi.
Në lidhje me nisjen e sfidës nga ana e 35-vjeçares shqiptare ka reaguar dhe kryeministri Rama, i cili ka shpërndarë një video nga udhëtimi i saj, ku i uron dhe suksese.