Interi, ndryshon sulm me Marcus Thuram

by

Sulmuesi i cili prej javësh është në fokusin e kuqezinjve ka pranuar projektin nga Ausilio dhe Marotta: refuzoi PSG-në, Leipzig-un dhe në fund Milanin. Ai do të jetë trashëgimtari i Dzekos

Pas humbjes në finalen e Champions League, Interi ka nisur të organizojë sezonin e ardhshëm. Nerazzurrët po përgatiten të investojnë në merkato dhe pas rinovimit të kontratës tashmë po i afrohen goditjes së parë të ardhshme.

banner

Në fakt po afrohet Marcus Thuram me të cilin Interi ka arritur një marrëveshje verbale, duke mposhtur kështu përfundimisht Milanin. Falë Dekretit të Rritjes, Nerazzurrët do t’i ofrojnë lojtarit, të cilit i skadon kontrata me Borussia Monchengladbach, nga 5 deri në 5.5 milionë euro në kontratë. Drejtuesit e Nerazzurrëve e bindën lojtarin duke e bërë të kuptojë se do të vendoset në qendër të projektit: si ndryshon sulmi i Interit me ardhjen e Thuramit?

Thuram është një sulmues qendror me një fizik të shkëlqyer dhe me sens të mirë për golin, i cili do t’i shtojë cilësi dhe sasi repartit sulmues të Interit. Klasa e vitit 1997 në sezonin e fundit shënoi 13 gola dhe dha 6 asistime në 30 paraqitje në Bundesligë, duke u treguar kështu një lojtar i nivelit të lartë.

Falë karakteristikave të tij, ai mund të luajë si një sulmues i vetëm dhe si dyshe dhe për këtë arsye mund të veprojë përkrah Lautaro Martinez dhe, nëse është e nevojshme, në vend të tij.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy