Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Joseph Borrel .
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se ka ardhur koha për shtensionimin e situatës në Veri të Kosovës.
Ai theksoi se Shqipëria është e angazhuar që të punojë me BE në mënyrë që situata në Kosovë mos të ndikojë negativisht në rajon.
“Ka ardhur koha për shtensionimin e situatës, e kemi përmendur disa herë këtë, por është bërë gjithmonë e më urgjente. Shqipëria është e angazhuar që të punoj me ju për të mos lejuar që kjo situatë të prekë rajonin në mënyrë negative. Ka ende shumë gjëra për të bërë. Nuk mund të lëmë që gjithçka të shembet sikur të ishte një kështjellë prej rëre”- tha ai.