Kryrministri Albin Kurti ka shkuar t’i shohë dronët Bayraktar që Kosova i bleu nga Turqia, gjë të cilën Ministria e Mbrojtjes deri tani nuk e ka mohuar e as s’e ka pohuar zyrtarisht.
Kurti tregoi sot se dronët e famshëm “Bayraktar” i janë shtuar arsenalit të FSK-së dhe se disa oficerë të ushtrisë tashmë e kanë kryer trajnimin për përdorimin e tyre.
“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia!”, shkroi Kurti në Facebook.
Në dy vjet qeverisje, Kurti tha se e kanë shtuar “për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë”.
“Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, shkroi Kurti.
Kosova bleu dronë “Bayraktar” nga Turqia, kur politika në rajon e botë po militarizohet sërish.