Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa akuzon kryeministrin Albin Kurti për tensionim të situatës në vend. Ai në një intervistë për KosovaPress thotë se Kurti po krijon reagim ndërkombëtar dhe sipas tij, po mundohet të fitojë poena për shtensionim të situatës. Mustafa thekson se Kurti s’mund t’i ikë zbatimit të marrëveshjes së njohjes reciproke me Serbinë, duke eskaluar situatën në veri. Ai thotë se marrëveshja e Ohrit është më e rëndë se ajo e 2013-ës. Ndër të tjera, Mustafa flet edhe Asociacionin dhe për masat e BE-së ndaj Kosovës.
Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa deklaron se nuk ka pasur nevojë që të tensionohet situata në veri të vendit dhe që kryetarët e komunave atje nuk kanë pasur nevojë të “instalohen në zyret e tyre me njësi speciale të Policisë”.
Ish-kretari i LDK-së ka bindjen se situata në veri të vendit është ndërlikuar që nga viti i kaluar, kur është biseduar për targat e automjeteve e pastaj, sipas tij, me marrjen e masave të ndryshme në veri të vendit, siç thotë ai, që kanë të pakordinuara me ndërkombëtarët.
Ai potencon se kryeministri s’mund t’i ikë zbatimit të marrëveshjes së njohjes reciproke me Serbinë, siç nënvizon ai, përmes veprimeve të eskalimit të situatës në veri.