Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka inspektuar sot nga afër punimet në shtrirjen e kanalizimit të ujërave të zeza në lagjet Miroc, Gaxherr, Çok dhe Bajraktar.
Kryetari Shehu shprehu rëndësinë për këtë projekt infrastrukturor që do të përmirësojë cilësinë e jetës për banorët e këtyre zonave.
Punimet e kanalizimit, të cilat tanimë janë nisur, synojnë të zgjidhin problemet e ujërave të zeza dhe ndotjes së mjedisit, duke krijuar një ambient më të pastër dhe të shëndetshëm për komunitetin e lagjeve Miroc, Gaxherr, Çok dhe Bajraktar.
Kryetari Shehu theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës komunale dhe se përpjekjet e tij dhe e ekipit të tij janë të përqendruara në realizimin e projekteve te cilat përmirësojnë jetën e qytetarëve të Komunës së Junikut.