Katër vite pas humbjes në finalen e Kupës së Botës për Femra 2019, Holanda po shijon hakmarrjen ndaj SHBA-ve që janë jashtë kompeticionit të kampionatit botëror që po zhvillohet në Australi dhe Zelandën e Re.
Ata kanë shumë fjalë dhe pak fakte: kjo është sinteza e Lineth Beerensteyn, sulmuese e portokallinjve dhe e Juventusit, e cila festoi daljen e SHBA nga Botërori të dielën në penallti kundër Suedisë.
“Në momentin e parë që dëgjova se ishin jashtë, po mendoja, ‘Po! mire u pafshim!”, tha Beerynsteyn siç raportohet nga BBC.
“Që nga fillimi i këtij turneu ata kanë folur shumë – tha lojtarja – Ata tashmë po flisnin për finalen dhe gjëra të tilla. Por unë mendova, ‘së pari ju duhet ta fitoni atë në fushë, pastaj mund të flisni.
‘ Shtetet e Bashkuara synonin titullin e tretë radhazi botëror dhe ishin ndër favoritët për turneun.
Pas fitores 3-0 ndaj Vietnamit ata nuk arritën të fitojnë një tjetër ndeshje. Në fazën e grupeve ata barazuan 1-1 me Holandën.