86
Një nënë ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur është kapur për flokësh nga një logoped.
I dyshuari është arrestuar dhe më pas me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia.
Viktima po trajtohej te logopedi.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Podujevë 12.08.2023-11:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ndaj vajzës së saj të mitur ishte ushtruar dhunë fizike (kapur për flokësh) nga logopedi, i dyshuari mashkull kosovar ku ishte duke u trajtuar viktima. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.