36
Një avion ushtarak rus Su-30 fluturoi sot për të kapur një dron zbulues amerikan mbi Detin e Zi teksa i afrohej kufirit rus.
Këtë e ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Kontrollin e Mbrojtjes, e cituar nga agjencia RIA Novosti.
Ekuipazhi i avionit e identifikoi dronin si një “Reaper” i Forcave Ajrore të SHBA-së MQ-9A, i cili, kur iu afrua avioni i Moskës, “bëri një kthesë kthes ne forme U-je duke u larguar nga kufiri i Federatës Ruse”, shtoi Qendra e Kontrollit.