Udhëheqësit e ushtrisë së Koresë së Jugut kanë dënuar ashpër lëshimet, duke i quajtur ato “akte të rënda provokimi” që minojnë jo vetëm paqen dhe stabilitetin në gadishullin Korean, por edhe në komunitetin ndërkombëtar.
Koreja e Veriut ka konfirmuar se ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, si pjesë e një “stërvitjeje taktike të sulmit bërthamor” në përgjigje të stërvitjeve ushtarake SHBA-Kore e Jugut. Kjo është bërë e ditur nga agjencia zyrtare e lajmeve KCNA.
Pheniani i lëshoi këto raketa – të raportuara për herë të parë nga koreano-jugorët – më herët në mbrëmje në një “stërvitje taktike sulmi bërthamor që simulon sulme në tokë të djegur kundër qendrave kryesore komanduese dhe fushave ajrore operacionale” përtej kufirit me Korenë e Jugut, bëri të ditur KCNA, duke shperndare një deklaratë të ushtrisë.
“Stërvitja ka për qëllim të dërgojë një mesazh të qartë për armiqtë,” shtoi .
Udhëheqësit e ushtrisë së Koresë së Jugut kanë dënuar ashpër lëshimet, duke i quajtur ato “akte të rëndaprovokimi”, të cilat minojnë jo vetëm paqen dhe stabilitetin në gadishullin Korean, por edhe në komunitetin ndërkombëtar.
Ndërsa zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre, u tha gazetarëve: “e dënojmë lëshimin e fundit të raketës balistike nga Koreja e Veriut. Ky lëshim shkel rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe përbën një kërcënim për vendet fqinje dhe komunitetin ndërkombëtar. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj një qasjeje diplomatike ndaj Koresë së Veriut dhe ju ftojmë për t’u angazhuar në dialog. Angazhimi ynë për mbrojtjen e Koresë së Jugut dhe Japonisë mbetet i blinduar”.